Pas deklaratave të sotme nga Korça të presidentit të Republikës Ilir Meta, vjen edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit, përmes një postimi në Twitter, ironizon me deklaratat e kreut të shtetit teksa shprehet se, “Ilir Meta ka ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri“.

Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!“, shkruan Rama.

Reagimi i Ramës vjen pas publikimit të një lajmi në Report TV, sipas të cilit, futbollisti afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina ka qenë marrë i pandehur nga Prokuroria në kohën kur Presidenti Ilir Meta i dha nënshtetësinë shqiptare.

Futbollisti i Tiranës është marrë i pandehur nga Prokuroria në 24 dhjetor 2019 për falsifikim të lejes së banesës, ndërsa është hetuar dhe më pas marrë i pandehur nga prokurori Adriano Dyrmishi.