Rama: Më thonë ke bërë botoks, jam i qeshur se po vaksionohen mijëra gjyshër dhe gjyshe

Rama: Më thonë ke bërë botoks, jam i qeshur se po

Nga sheshi "Italia" ku zhvilloi një takim me gratë socialistë të Tiranës, kryeminsitri Rama u shpreh se mediat kanë nxjerrë lajme sikur ai ka bërë botoks.

Sipas Ramës, këto janë lajme nga mediat e Bashës dhe shtoi se është i buzëqeshur sepse dielli po shkëlqen në sytë e qindra mijëra gjyshërve dhe gjysheve që marrin vaksinën.

Rama: Lajmi i fundit është që unë kam bërë botoks. Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohën botoks sondazheve të Lulit, fushatës së Lulit, partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për t'i shtuar çdo ditë rrudha imazhit të Shqipërisë, për t'ia zhgarravitur çdo ditë fytyrën këtij vendi dhe për t'ia ekspozuar çdo ditë karikaturën e shpirtit të tyre njerëzve të këtij vendi. Unë botoks?! Pse kam bërë botoks?!

Se i jam dukur papritur i buzëqeshur dhe lëkura ime i është dukur papritur si lëkura e Fevziut, me shkëlqim. Ka një arsye pse unë jam pak më i qeshur seç isha, ka një arsye pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, kjo nuk është botoksi, është dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipëri, dielli që shkëlqen në sytë e qindra mijëra gjyshërve dhe gjysheve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë dhe takojnë nipat e mbesat.

Vendi Lajme Politikë rama vaksinim botoks i qeshur

EMISIONET