Rama: Mbërrijnë 7020 doza të tjera Pfizer në Rinas, Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë

Rama: Mbërrijnë 7020 doza të tjera Pfizer në Rinas,

Edhe pse nuk ka qenë i pranishëm sikurse herët e tjera, kryeministri Rama e ka bërë bërë me dije  përmes një postimi në Facebook ardhjen e 7020 doza vaksinash Pfizer.

Rama shkruan se shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t'iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës.

Rama: 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund. Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t'iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike. Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë.

EMISIONET