Rama: Koalicioni KÇK me Monikën, Lulin, Dukën - gjeli i Agrares, Dulen - Qirje i të Drejtave - Tym Idrizin e doganave, e Dashin e rakisë

Rama: Koalicioni KÇK me Monikën, Lulin, Dukën - gjeli i

Kryeministri Edi Rama sërish në profilin e “one man shoë” prezantoi programin e PS-së për rrugën drejt 25 prillit në aktivitetin e quajtur “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara” ku prezantoi dhe disa emigrantë që do të jenë në listën e kandidatëve për deputetë.

Si në çdo prezantim të tillë, fjalimin e nis duke vënë në shënjestër kundërshtarët politikë, koalicionin “PD + Aleanca për Ndryshim” të cilët sipas Ramës nuk mund të ndalin emigracionin përkundrazi.

”Ne nuk jemi koalicion KÇK që e ka të shkruar në ballë devizën e udhëheqësve KÇK fiton Shqipëria humbet. Që nga Luli që lufton të kapë një humbje që të jetë  fitore më e madhe sesa humbja e herës së shkuar.

Lexo dhe: PS mbledh kryesinë pasditen e sotme, kush ikën e kush hyn, ja lista paraprake

Tek Monika që lufton të mbajë Lulin lidhur përhesap të Saliut e Ilirit që duan të rikapin drejtësinë me duart e Lulit, pastaj Agron Duka që do të mbetet në historinë e estrardave politike shqiptare si i vetmi kryetar parti pas 1912 që nuk e nxorri asnjë ditë nga garazhi Partinë Agrare që ia justifikon fakti që ai jeton me taxhinë e SHQUP në pritje që ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie meqë gjeli i Agrares përfaqëson aq shumë pula zogj e vezë sa për kotec I shkon vetëm ministria e Ushqimit.

Fatmir Mediu që vulën e PR të Sabri Godos e mban në xhep si çertifikatë besnikërie ndaj pronarëve por në fakt të vetmen çertifikatë prone është hipoteka e tij si deputet i përjetshëm në pronën e SHQUP.

Dash Shehi, që ka 100 vjet që i jep të djathtës frymën liberale të rakisë që flet më shumë se autori i cili arsyen më të fortë për të vazhduar të jetë deputet ka kafenenë e parlamentit ku  ka kaluar më shumë kohë sesa banakieret e marra së bashku dhe ka zbrazur më shumë uiski sesa e gjithë zona e Partizanit të panjohur.

Vangjel Dule, Qirje e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që në TV është balli i lartë i minoritetit grek, ndërsa në KÇK e koalicionit është fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë, Tym Idrizi i doganave, i cili nga ana e tij e ka Televizorin për luftë gjakatare me grekun ndërsa deputetllëkun e ka për të shitur vënde pëllumbash në zyrat e shtetit.

Pa harruar sigurisht Nard Ndokën, i vetmi profil filozofik në atë grumbullim personazhesh që as humoristi me humorin më të zi nuk do ia servirte një populli duke i shpikur kaq shumë në numër.

Nuk mungon personaliteti që kartëvizitën e ka tronditëse, Xhelal Mziu deputet.      

 Dhe humori bëhet i zi fare kur këta thonë: Na jepni votën që të ndalim emigracionin.

Të bëjë qefë në Jalë me tiganin e LSI-të, të argëtohet me Dashin e rakisë, me pulat e vezët e Gonit, Sofizmat e Nardit dhe sigurisht pastaj të kalojë nga tymi i doganave ku rrinë bashkë Idrizi I Çamërisë dhe Dulja e Greqisë.

Mund të duket shaka e cinike, por mos harroni që në atë koalicion është dhe një Xhaferr që e bëri diellin simite.


Vendi Edi Rama Lajme Politikë

EMISIONET