Rama ironizon Metën nga shtëpia e Fishtës: Dekoratat ja jep vetes, për ti dhënë një fuqi imagjinare...

Rama ironizon Metën nga shtëpia e Fishtës: Dekoratat ja jep

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në përurimin e shtëpisë së rinovuar të shkrimtarit të madh At Gjergj Fishta.

Por gjatë fjalës së tij, kryeministri nuk kurseu as ironinë e ngacmimet në adresë të presidentit të Republikës Ilir Meta.

Sipas Ramës, Meta dekoratat ia jep vetes për ti dhënë një fuqi imagjinare mbi të tjerët.

“Ndërkohë këtu do të doja të kujtoja një fakt, faktin e poshtërimit të Fishtës për shumë kohë nga ata të cilët duke mos mundur t’ja shkatërronin lahutën, edhe pse ja kyçen dhe e bënë shumë të vështire për ne që ta preknim, i përdhosën varrin dhe eshtrat.

Fatkeqësisht gjerat për Fishtën nuk shkuan mirë as kur ndryshoi regjimi. Emri i tij u përdor si këto dekoratat që shpërndahen sot, që janë dekorata për ata  që ja japin vetes, për ti dhënë një fuqi imagjinare mbi të tjerët.

Kështu Fishta u fut në të gjitha gojët e atyre që u sollën si përulësit e lirisë dhe demokracisë. Në fakt gurët e shtëpisë së tij u morën kur emri i tij u rikthye në skenë si një pikë referimi”, tha kryeministri Edi Rama.

Vendi Edi Rama Lajme ilir meta Politikë Aktualitet dekoratat

EMISIONET