Rama injoron thirrjet e Brukselit, Kuvendi mblidhet me urgjencë për Kodin Zgjedhor

Rama injoron thirrjet e Brukselit, Kuvendi mblidhet me urgjencë për

Me gjithë paralajmërimet nga komisionerët për të pritur vendimin e Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama ka dërguar në Kuvend ndryshimet për Kodin Zgjedhor.

Kodi Zgjedhor është futur me urgjencë në diskutimet e rendit të ditës së nesërme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në orën 12:00. Këto ndryshime pritet të kalojnë në seancën e së enjtes në Kuvend.

Më herët komisionerit europian Oliver Vahelyi i kërkoi kryeministrit Rama që të priste vendimin e Komisionit të Venecias për të miratuar ndryshimet, një thirrje që u refuzua nga kreu i qeverisë.

LEXO EDHE: Varhelyi: Për Kodin e ri Zgjedhor prisni Venecian, Rama nuk reflekton, reagon Basha

Zëvendës/presidenti i PPE thirrje Ramës dhe Kuvendit: Prisni Venecian për Kodin Zgjedhor

Vendi Edi Rama Lajme Lajmi i fundit kuvend kodi zgjedhor Aktualitet

EMISIONET