Në lidhje me vënien e maskave, duket se kryeministri Rama ka “imituar” presidentin Trump në qëndrime.

Qysh nga fillimi i pandemisë asnjëri nuk u pa të vinte maskë në publik, madje si Rama ashtu edhe Trump deklaruan se maskat në të mbrojnë dhe ishin të panevojshme.

Por me shtimin e rasteve dhe të vdekjeve gjatë verës, duket se Rama e Trump kanë hequr dorë nga “rebelizmi” i tyre.

Ata janë parë në publik duke veshur maska të zeza dhe duke thënë se maskat janë të nevojshme, madje Rama është shprehur se ato janë të detyrueshme në ambiente të mbyllura.

“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë.” – shkruan Rama.