Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka marrë asnjë ultimatum nga Brukseli lidhur me mbajtjen jashtë listave të kandidatëve për deputetë të të inkriminuarve dhe ndëshkimin e blerësve të votave.

Një ditë pas kthimit, Rama deklaroi për gazetarët se ka marrë vertëm vlerësime pozitive për Shqipërinë.

Kryeministri fajin e gjeti te gazetarja shqiptare që i adresoi pyetjen përballë zyrtarëve të lartë të BE.

Edi Rama: Në Bruksel nuk kam dëgjuar asnjë ultimatum, përkundrazi kamë dëgjuar absolutisht vlerësime pozitive për Shqipërinë, siç i dëgjuan ata shqiptarë që nuk jetojnë në botën paralele të fakteve alternative. Koha e tregoi se unë kisha të drejtë për reformën zgjedhore dhe që reforma zgjedhore ka marrë vlerësim maksimal bazuar dhe në opinionin e Komisionit të Venecias. Nëse ka pasur në Bruksel diçka që ka kërcitur njësoj siç kërcët një derë e vjetër në sfond kur luhet një koncert në sallë ka qenë ndërhyrja e koleges tuaj, ndërhyrje e pavënd dhe e padobishme për të mos thënë turpëruese për kategorinë e gazetarëve bazuar në fakte alternative të botës paralele dhe një kontrast turpërues për mua që isha aty me një kolegen  nga Maqedonia e Veriut që foli për vendin e vet, nuk i ra vendit të vet me baltë.

LEXO EDHE

BE e prerë: Ndëshkoni blerësit e votave/ Habitet Rama: Po hetohen 20 persona