I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Rama u shpreh sepavarësisht Covid-it, nga janari deri më sot janë shtuar 3000 biznese të vogla më shumë. 

Rama: E dini se pavarësisht Covid-it, nga janari deri më sot janë shtuar 3000 biznese të vogla më shumë. Këto janë të regjistruara, nuk janë fjalë. Ju bëni gazetari duke parë nga xhami i makinës.

Që biznese që falimentojnë nuk diskutohet, por çështja është sa hapen dhe sa mbyllen, se nuk jemi te bulmeti i asaj kohe që të thoshte se ka mbaruar djathi, por që e mbante hapur. Nga viti 2013 kishim 39 mijë të regjistruara, ndërsa sot janë 100 mijë.