“Rreziku që po kalojmë është që do na duhet të mbyllemi përsëri” deklaroi kryeministri Edi Rama duke nënvizuar një gjë e tillë mund të shmanget vetëm nëse vendosen maskat dhe shmangen grumbullimet.

“Një mbyllje përsëri do të ishte shumë herë më me probleme e shumë më tepër pasoja në të gjitha aspektet dhe për të gjitha kategoritë” u shpreh Rama në aktivitetin e organizuar sot për  promovimin e platformës mësimore online “akademi.al”.

Si mund të shmanget një mbyllje e dytë?

“Këtë rrezik mund ta shmangim duke mos shmangur atë që duhet të bëjmë në të përditshmen tonë, zakonin e vënies së maskës, sapo dalim nga shtëpia dhe ruajtjes së distancave. Të shmangim grumbullimet dhe shkuartjet nëpër lokale” tha Rama duke shprehur shqetësimin se nuk kemi të bëjmë me një lojë por me një virus që mund të jetë fatal.

 “Kjo nuk është një lojë dhe nuk është grip i zakonshëm. Me gripin e stinës mund të jetë fatal” u shpreh Rama.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ishin sot në promovimin e platformës mësimore online “akademi.al”.