“Edvin Hajduti dhe Gjeneral Hashashi sulm te ri banditesk kunder Ora News!

Kështu e nis reagimin e tij ish-kryeministri Sali Berisha, i cili teksa citon një punonjës të Ministrisë së Brendshme, në shkelje të ligjit dhe vendimit të gjykatës, është shkarkuar adminsitratori i emëruar Arjan Baçi dhe në vend të tij janë vendosur dy administratorë, njerëz pranë qeverisë.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe veprimet banditeske të Edvin Hajdutit dhe gjeneral Hashashit, ju bëj thirrje organizatave ndërkombëtare të mediave të mbrojnë gazetarët e ORA News nga sulmet banditeske të Edvin Hajduti“, apelon Berisha, ndërsa fton presidentin e “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi të “zbardhë me guxim para opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar të gjithe telefonatat që ka patur me Edvin Hajdutin për televizionin, çështje biznesi dhe çështje të tjera pasi ato janë të regjistruara”.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit:

Edvin Hajduti dhe Gjeneral Hashashi sulm te ri banditesk kunder Ora News!

Te verbuar nga urrejtja per gazetaret, denoncimet dhe emisionet e tyre, shkarkojne ne kundershtim me ligjin administratorin e emeruar nga gjykata Arjan Baçi. Ne shkelje te plote te ligjit ata kane emeruar dy administratore vet duke marre keshtu kompetencat ligjore te gjykates.

Urdheri i tyre, shkaterrimi me çdo kusht i emisioneve te Ora News dhe shnderrimit te kesaj medie ne binjake te mediave te Arben dhe Karlo Malavites, Ymer Çorapes etj.

Duke denuar me ashpersine me te madhe veprimet banditeske te Edvin Hajdutit dhe gjeneral Hashashit, ju bej thirrje organizatave nderkombetare te mediave te mbrojne gazetaret e ORA News nga sulmet banditeske te Edvin Hajduti.

Une gjithashtu i bej thirrje Ylli Ndroqit te zbardhe me guxim para opinionit publik shqiptar dhe atij nderkombetar te gjithe telefonatat qe ka patur me Edvin Hajdutin per televizionin, çeshtje biznesi dhe çeshtje te tjera pasi ato jane te rregjistruara. Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital. sb

Mesazhi i punonjësit të Ministrisë së Brendshme:

Përshëndetje doktor Berisha. Po të vë në dijeni për tërbimin e rradhës të Edi Rames dhe Sandër LLeshajt ndaj televizionit Ora News dhe RTv ORa.

Në datën 8 tetor në institucionin tonë është bërë një tjetër debat për këtë television. Drejtorit të agjencisë se pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara Artur Kala I është tërhequr vërejtje me porosi nga siper fare se nuk arriti të përulë gazetarët.

Inatin e kishin me emisionet që nisën të plota dhe sidomos me Alfred Lelën por dhe me emisionin boom që denoncoi zhvendosjen e banorëve nga njësitë e banimit pa I vënë në dijeni.Administratorit Arjan Bacit po me porosi te Edi Rames i është kërkuar të japë dorëheqjen. Ndërsa në television u vendosën dy administrator të tjerë.

Skandali qendron qe dy administratoret janë emëruar pa një vendim gjykate, por vetëm me udhër të Kalas dhe të ministrit Sandër Lleshi. Anashkalimi I Gjykatës dhe Prokurorisë së Posacme me nje vendim qarkullues te Ministrise se Brendshme eshte jo vetem tentative per nenshtrim policor ndaj vijes editorial te televizioneve por edhe shmangie e pergjegjesise juridike dhe penale ndaj dy kamikazeve te emeruar nga Lleshi duke mos patur nje vendim te Gjykates se Posacme.

Kjo do te thote se Sander Lleshi mund te emeroje administrator te televizioneve edhe nje polic te thjeshte. Qëllimi është kriminal për të mbajtur në kontroll lajmet që nxjerr ora news si dhe për t’I bërë presion bisneseve të mos kënë marrëdhënie reklamash me atë ekran. Gjithshka bëhet më urdhrat që jep me gojë ne emer te kryeministrit Sandër Lleshaj dhe jo me vendim gjykate siç e kërkon ligji. Dy kamikazet administrator te paligjshem, jane betuar para ministrit se misionin per te gjunjezuar ekranet e Ora News do ta cojne deri ne fundJu lutem anonym

Punonjes ne Ministrine e Brendshme

Mos harro:
Kur nis sulmi politik ndaj RTV Ora dhe Ora News dhe si po vazhdon