Në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, ish deputeti demokrat Gent Strazimiri komentoi atë çfarë ndodhi sot në Parlament teksa fliste presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani: mungesa e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, është hera e parë që në 118 vjet kemi një rrugaç për kryeministër, ndërsa e cilësoi aktin e Ramës si të mirëmenduar.

“Është hera e parë që në 118 vjet shtet shqiptar kemi një rrugaç për kryeministër. Tashmë jemi mësuar që ai nuk na përfaqëson, na përdhos si mortin si gëzimin me sjelljen e tij. I kalon dhe përmasat e saj. I kalon këto përmasa se bëhet fjalë për Kosovën, bëhet fjalë për një moment udhëkryq për Kosovën, për historinë e saj të lavdishme dhe për të ardhmen e shumë të afërt.

Nuk ishte vetëm Edi Rama që e bojkotoi. Me ç’pashë ishte 80% e Këshillit të Ministrave. Gjë që nuk do të ndodhte nëse në parlament do të kishte qenë Vuçiçi.

Është skandal politik, me qëllim. Nuk është veprimi i një të çmenduri, është veprimi i një të shituri. Është një vendim me paramendim, i parapërgatitur dhe këtë rezultat donte, që sot ne të diskutonim për këtë.            

Jemi rikthyer sërish në kohën e partisë së Punës, partia e Sigurimit të Shtetit, e partisë së Edi Ramës njoftonte “u largua një grup miqsh kosovarë, na vizituan një grup vëllezërish kinezë”, u shpreh ndër të tjera Strazimiri.

Sot në Parlament