Rama bën përgjegjës Pfizer për "lojën" me ardhjen e vaksinave: Për shkak të kësaj, do marrim edhe 30 mijë doza në prill

Rama bën përgjegjës Pfizer për "lojën" me

Kryeministri Rama deklaroi se ardhja e vaksinave anti-Covid mbrëmjen djeshme nuk ka lidhje me kthimin e tij nga Brukseli.

Ai bëri përgjegjës kompaninë për moskorrektesë por nga ana tjetër si "shpërblim" tha se morën edhe 30 mijë doza të tjera Pfizer që do të vijnë në prill.

Rama: Ndodhi ajo që ndodh gjithmonë me mua dhe ata që flasin anglisht. Ndodhi ajo me gishta në vesh, që o do të vinë sot, o do të vinë sot. Vërtet jam lypësi më i gjatë dhe lypësi më i madh për nevojat e njerëzve të këtij vendi, por nuk jam një lypës që kthej faqen tjetër kur ha shuplakën e moskorrektesës ose indiferencës të atyre që marrin angazhime. Jo vetëm ndodhi ajo por si rezultat i asaj  ndodhi edhe tjetra, morëm dhe angazhimin për 30 mijë vaksina të tjera në muajin prill nga Pfizer.

LEXO EDHE

Mbërrijnë 15.210 dozat e Pfizer, Rama i pret në aeroport: Në prill 30 mijë të tjera, besimplotë për vaksinim intensiv

Nuk është Rama, s’ka vaksina; vjen Rama, vijnë vaksinat

https://youtu.be/mvxTVsPxRkM

Vendi Edi Rama Lajme Politikë pfizer vaksinat anticovid

EMISIONET