Rama banorit të Xhafzotaj: Nga nesër maska me detyrim kur del jashtë

Rama banorit të Xhafzotaj: Nga nesër maska me detyrim kur del

Të parët që kanë marrë këshillën e kryeministrit Rama për të mbajtur maskë që në  momentin kur del nga shtëpia nga dita e nesërme kanë qenë banorët e Xhafzotaj në Shijak. Rama zhvilloi një takim me banorët në kuadër të projektit për rindërtimin e banesave të shkatërruar nga tërmeti i 26 Nëntorit në 2019.

Gjatë vëzhgimit të banesave të reja, Kryeministri nuk kurseu as batutat me banorët, ku njërit prej tyre i drejtohet se shtëpinë e re e ka nga shteti dhe se në këtë mënyrë është duke përfituar drejtpërdrejtë.

"Për ty paska qenë kjo botë! Shpinë e kishe nga baba, të renë e ke nga shteti. Kur do bësh shpinë ti? Apo ti je për të përfituar nga baba e nga shteti. Mirë jemi, por nga nesër maskat me detyrim kur del jashtë".

Ndërkohë në postim kryeministri shprehet se banesat e reja nuk kanë krahasim me të parat, ndërsa përfundon me  shprehjen "qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara".

Vendi Lajme maska rama banori kryeministri edi rama Edi

EMISIONET