Arben Ahmetaj është peshku i dytë i madh pas kryeministrit Edi Rama në aferën e inceneratorëve.

Kështu shprehet ish-kryeministri Sali Berisha, i cili publikon edhe një video.

Sipas tij, në këtë aferë kanë “futur duart” edhe Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ben Blushi, përcjell Ora News.

“Arben Ahmetaj kryesor pas peshkut të madh Edvin Hajdutit në aferën e djegesave dhe plehrave.

Në këtë aferë janë edhe duart e zeza të Veliajt, Terr Kokës dhe Arben Malavitës.

Në të tre djegësat Elbasan-Fier-Tiranë janë përdorur për të firmosur si fitues të tendervjedhjes së madhe dy sekserë famozë, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Kjo video flet vet”, shkruan në reagimin e tij ish-kryeministri Sali Berisha.

/a.r, OraNews