Në një intervistë për Ora News, analisti Ylli Rakipi u shpreh se opozita parlamentare voti kodin zgjedhor që kryeministri Rama do.

Rakipi tha se Populli do të japë mendimin e vet për të zgjedhur kandidatët për deputetë, por më pas do t’i zgjedhin kryetarët.

Ylli Rakipi: Rudina Hajdari kapi podiumin e kuvendit dhe pastaj abstenoi për atë që kërkonte. Ishte një shëmti e gjallë mënyra se si komunikonin të gjithë. Rama nga ana tjetër, nuk duron dot as opozitën që i bën Kujtim Gjuzi. Votoi pjesa më llum e opozitës në kuvend, atëherë Rama doli jashtë dhe tërhoqi gazetarët, duke i mashtruar. Ai foli gjatë me gazetarët dhe mbaroi situata ku ata sharlatanë votuan kodin që Edi Rama do. Populli do të japë mendimin e vet, do t’i zgjedhë, por më pas do t’i zgjedhin kryetarët. Këta do t’i vendosin pastaj sipas interesave të tyre. Ky është një mashtrim i madh dhe një skemë bastarde.

Për Rakipin, Opozita parlamentare legjitimoi një pushtet të paligjshëm deri më sot, duke realizuar qëllimet e Ramës.

Ylli Rakipi: Opozita parlamentare legjitimoi një pushtet të paligjshëm deri më sot. Ndërkohë Rama bëri sikur hapi listat, pro në fakt i mbylli se vendos vetë. Po ashtu, Rama realizoi një qëllim tjetër, pasi nuk ka parti afër vetës. Ai do të hyjë në zgjedhje i vetë, por mendon se nuk do të fitojë, prandaj prishi koalicionet. Këtë qëllim e realizoi, duke përdorur opozitën brenda parlamentit, që është opozita që ka shkaktuar më shumë dëme. Opozita tashmë duhet të hyjë me një listë të vetëm dhe nuk do të ketë më koalicione si dikur. Këtë sistem e kanë ndërtuar vetë Rama dhe Berisha qysh në vitin 2008. Meta u fut në grevë urie aso kohe. Edhe tani goditja më e madhe është ndaj Ilir Metës, pasi merrte shumë vota dhe vendoste për qeverinë.

Rakipi shtoi se ndoshta Basha mendon se ky sistem zgjedhor i krijuar në këtë mënyrë është edhe në favorin e tij, prandaj nuk reagon.

Ylli Rakipi: Ndoshta Basha mendon se ky sistem i krijuar në këtë mënyrë është edhe në favorin e tij. Prandaj mendoj se ai nuk ka pasur reagimi të forta për këto çështje. Këtë gjë ata e kanë bërë shpesh kur janë mundur që të eliminonin politikisht Ilir Metën. Edhe kalimi i tij në presidenti ishte kalimi në një burg skandinav, pasi Meta ka qenë një king maker në këto vitet e fundit. Rama ka menduar që në këtë mënyrë t’i ngushtojë hapësirën Metës. Ndoshta opozita mendon se pa Metën mund të fitojë. Ndoshta fiton edhe vetëm këtë luftë. Ndërsa Rama e bëri këtë formulë jashtë çdo rregulli, për t’i fituar zgjedhjet në tryezë.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti