E ftuar në “Tempora” në RTV Ora, zv. ministrja Mira Rakacoli ka komentuar edhe fotot e politikanëve të cilët i kanë shpërfillur masat anti-covid.  

Rakacolli: Ne kemi thënë që duhet të rrish më shumë 15 minuta me një person të infektuar për ta marrë dhe nuk mund të komentoj mbi disa fotografi që janë marrë me disa sekonda. 

Sa i përket maskat ato duhet mbajtur, asaj i qëndroj, kudo ku kemi afrimitet, sidomos kur jemi në ambiente të mbyllura.

Kundër këtyre fotove ka shumë foto ku njerëzit janë me maska. Është në ndërgjegjen e njerëzve që t’i zbatojnë këto masa.