Zjarri shkrumbon banesën në Gjakovë, humb jetën 11-vjeçarja

Zjarri shkrumbon banesën në Gjakovë, humb jetën
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës në Gjakovë.

Një vajzë 11-vjeçare ka vdekur si pasojë e një zjarrit në një banesë në rrugën “Yll Morina”.

"Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj", njofton policia e Gjakovës.

 Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj njoftoi se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe “Zjarrvënie”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Express/

EMISIONET