Zhvillimet në veri të Kosovës, ambasadori amerikan takohet me Vjosa Osmanin

Zhvillimet në veri të Kosovës, ambasadori amerikan takohet me

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është takuar mesditën e së martës me presidenten Vjosa Osmani, raportojnë mediat në Kosovë.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura ndërsa temë e diskutimit ka qenë gjendje në veri të vendit pas sulmit të armatosur ndaj policisë nga disa terroristë serbë.

Hovenier dënoi ashpër sulmin që ndodhi në një fshat të Zveçanit. “Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, tha ai.

Ai kërkoi gjithashtu që personat përgjegjës për këtë sulm duhet të dalin para drejtësisë.

Ambasadori gjithashtu deklaroi se vlerëson koordinimin e vazhdueshëm në mes të Policisë së Kosovës, misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

EMISIONET