Zhvendoset puna në zgjedhje, Shala: Jeta normale e qytetarëve është lënë pas dore nga qeveria e Kosovës

Anëtar i kryesisë së PSD-së, Azdren Shala në një intervistë në Ora News u shpreh se jeta normale e qytetarëve është lënë pas dore nga qeveria e Kosovës.

Shala: Që nga moment që Osmani i ka shpallur zgjedhjet, të gjitha partitë politike përfshirë edhe qeverinë janë në ato ethet e përgatitje zgjedhore.

Çdo veprim që po bëhet në Kosovë, si nga opozita edhe nga pozita të gjitha janë hapat e kalkuluar për qëllime elektorale.

Ne kemi probleme bazike në funskionimin e shtetit.

Në Kosovë një komunë Vitia nuk kanë marrë pagat.

Këtu situata ka dalë jashtë kontrollit në jetën e përditshme në Kosovë vetëm qëllimi është si me bo politika të mëdha në thonjëza.

Jeta normale e qytetarëve nuk po ka as menaxhim as fokusin e duhur nga ana e qeveritarëve.

EMISIONET