ZGJOHET VERIU/ "Rikthehen" serbët, sot protestë kundër ndalimit të dinarit: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë... Brigada e Veriut jeton”

ZGJOHET VERIU/ "Rikthehen" serbët, sot protestë kundër

Nē veri të Mitrovicës janë vendosur grafite të reja me mesazhin: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë... Brigada e Veriut jeton”.

Një ditë para protestës të paralajmëruar nga pensionistët dhe e mbështetur nga Lista Serbe dhe partitë tjera serbe në veri të Mitrovicës u shfaqën grafite të reja.

Grafitet janë të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe blu. Grafitet janë vendosur në murin e një prej objekteve të banimit në qendër të qytetit në veri të vendit.

Grafite të tilla raportohet se janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

ZGJOHET VERIU/ "Rikthehen" serbët, sot protestë kundër

PROTESTA E SOTME

Shoqata e pensionistëve serbë në veri të vendit ka ftuar qytetarët që të hënën nga ora 12:00 të marrin pjesë në protestën demokratike kundër vendimit për të ndaluar dinarin.

Ky organizim i tyre kundërshton vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit si mjet pagese.

Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë Lista Serbe, e cila ka ftuar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti që të hënën të protestojnë në Mitrovicë të Veriut.

“Lista Serbe mbështet protestat në Mitrovicë të Veriut, të paralajmëruara nga shoqata e pensioniste dhe në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë qytetarët nga Kosova që të hënën më datën 12 shkurt nga ora 12:00 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike kundër vendimit të regjimit në Prishtinë për të ndaluar dinarin dhe pagesat”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Edhe ‘Demokracia serbe’ serbe ka ftuar qytetarët që t'i bashkohen protestës të hënën të thirrur nga Shoqata e Pensionistëve.

EMISIONET