Zenaj: Dialogu Kosovë-Serbi po kthehet pas në teknikalitete, Lajcak nuk po ka rezultat në proces
Në një intervistë për Ora News, politogu Argjend Zenaj u shpreh se misioni i Lajçakut është që sa më parë të mbërrihet në një rezultat, por fakti që po kthehet në një dialog teknik
Zenaj: Misioni i Lajçakut është që sa më parë të mbërrihet në një rezultat, por fakti që po kthehet në një dialog teknik me kryenegociator që diskutojnë ca teme për çështjet e brendshme të Kosovës. Ne vazhdojmë që të ngecim te draftstatusi i Asosacionit dhe sa herë nuk ecën dialogu kemi një prapa kthim në dialog teknik.
Mungesa e rezultatit konkret nga Lajcak po e bën që kohë pas kohe të kthehet tema teknike që kanë të bëjnë me Kosovën, dhe jo me gjërat mes dy vendeve. Ajo që ka të bëjë është vetëm marrëveshja finale që do të normalizojë marrëdhëniet mes dy vende.