Zejnaj: Kosova në CEFTA s’është anëtarësim i qeverisë “Kurti”. Të mëdhenjtë s’i duan kryeministrat kryeneçë, por duhet të respektojnë pavarësinë e vendit
Kosova do të përfaqësohet tani nga institucionet dhe zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), pas një vendimi të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s për ta pranuar kërkesën e saj për heqjen e UNMIK-ut nga roli i përfaqësuesit.
Për të kuptuar më shumë se çdo të thotë kjo për shtetin e Kosovës, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ishte politologu Argjend Zejnaj.
“Ky është sigurisht një lajm i mirë. Dhe të them të drejtën UNMIK-u mirë që ekziston, por në aspektin juridik i ka mbaruar prej kohësh mandati. Dhe do duhej që tashmë ndërkomëbtarët duhet tashmë të fillojnë të respektojnë shtetin e pavarur të Kosovës.
Pasi u hoq UNMIK-u por jo fusnota, dhe kjo nënkupton vazhdimin e një neutraliteti karshi pavarësisë së Kosovës dhe kjo është një problem.
Kosova në CEFTA nuk është anëtarësim i qeverisë “Kurti”, por është një anëtarësim i të gjithë qeverive të mëparshme dhe atyre që do vijnë.
Po të isha në vendin e z. Kurti do të rithemeloja marrëdhëniet e vendit me aleatët kryesorë të Kosovës, siç janë Gjermania që ka impakt të padiskutueshëm në arenën evropiane, po ashtu edhe me SHBA-në që dihet roli i tyre në arenën globale.
Në Kosovë dihet që kryeministrat determonihen kryesisht nga qeveritë e madha dhe si vend i vogël që jemi nuk pranohen kryeministrat kryeneçë”, u shpreh ndër të tjera politologu Argjend Zejnaj.
NDIQNI INTERVISTËN ME POLITOLOGUN ARGJEND ZEJNAJ