“Zbulohet afër Manastirit vendbanimi më i vjetër në Evropë”, deklarata e fortë e ish-kryeministrit maqedonas: Qeveria hesht që të mos zemërohet Serbia

“Zbulohet afër Manastirit vendbanimi më i vjetër në

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski tha në një prej emisioneve vendase se afër Manastirit është zbuluar vendbanimi më i vjetër në Evropë, por mbahet i fshehtë.

“Para rreth 20 ditësh, universitetet gjermane njoftuan se një ekip ndërkombëtar arkeologësh, në të cilin marrin pjesë edhe grekë, gjë që është shumë interesante, përcaktoi se vendi – vendbanimi Vlaho afër Manastirit, është vendbanimi më i vjetër në Evropë, i periudhës së Neolitit. Ky informacion nuk është i disponueshëm në Maqedoni për 20 ditë. A e dini pse? Pas publikimit të kësaj, arkeologët serbë filluan një sulm se si mund të ketë diçka më të vjetër se Lepenski Vir”, tha ish-kryeministri Ljubço Georgievski në emisionin “Triling” sipas medias vendase.

Ai shtoi se tani besohet se Lepenski Vir është vendbanimi më i vjetër në Evropë dhe se është i habitur që askush nuk po flet për faktin se sipas zbulimeve të reja vendbanimi më i vjetër është në Maqedoni.

“A nuk duhet të bëjë një ngjarje të veçantë Qeveria patriotike e VMRO-DPMNE-së? Të thuash që nëse deri tani kemi ndarë 3000 euro, tani do të ndajmë 300000 euro për të ndërtuar një qendër turistike? Ne do të bëjmë propagandë në mediat ndërkombëtare që njerëzit të vijnë për të parë se ku është vendbanimi i parë në Evropë? Dhe shikoni atë heshtje, që të mos u mbajmë mëri serbëve”, tha Georgievski.

Ai theksoi se ky është shembull se ne si shtet jemi nën kontrollin e huaj.

EMISIONET