Zaev zbardh takimin e Merkel: Ramë dakord që procesi i integrimi në BE të mos vonohet

Zaev zbardh takimin e Merkel: Ramë dakord që procesi i  integrimi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka zbardhur takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Zaev shkruan se me Merkel kanë rënë dakord të mos vonohet procesi i integrimit në BE i rajonit.

Zeev thotë se , Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe tani duhet të zgjidhen vetëm pengesat politike.

“Falënderoj Kancelaren Merkel për angazhimin personal, për punën e përkushtuar dhe kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve të Gjermanisë me Maqedoninë e Veriut, si dhe për mbështetjen në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në BE.

Na duhet sa më parë të zgjidhim pengesat politike dhe të integrojmë Maqedoninë e Veriut në BE. I kemi kryer me sukses detyrat e shtëpisë, por kjo nuk do të thotë që të ndalemi këtu. Ne punojmë çdo ditë dhe luftojmë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë.

Me Kancelaren Merkel ramë dakord që integrimi në BE Maqedonisë së Veriut dhe i rajonit të mos vazhdojë të vonohet dhe se është shënuar progres i qëndrueshëm nga të gjitha institucionet relevante evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë të shtetit”, shkruan Zaev, ndërsa poston e fotot gjatë takimit.

EMISIONET