Vulin kundër të gjithëve: Kërkojnë që Serbia të shlyejë mëkatin e tyre me njohjen e Kosovës

Vulin kundër të gjithëve: Kërkojnë që Serbia

Beogradi del kundër të gjitha kërkesave të artikuluara së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për njohjen reciproke të pavarësisë së Kosovës. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, thekson se ata që po e kërkojnë një gjë të tillë duan të shlyejnë mëkatet e tyre, por Beogradi nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, shprehet i vendosur se Serbia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë.

Madje, tha ai, edhe nëse e njeh e gjithë bota, Serbia nuk do ta njohë dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka, tha Vulin.

Duke komentuar pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin se me Kosovën është krijuar një precedent dhe se Rusia ka të drejtë të njohë republikat në Donbas sipas Kartës së OKB-së, Vulin vlerësoi se duke njohur të ashtuquajturën Kosovë si shtet, Perëndimi përdori të drejtën e më të fortëve.

Ministri serb theksoi se ajo ka dy skaje. Në Serbi, ligji ndërkombëtar u “vra” në agresionin e NATO-s në 1999 dhe asgjë nuk do ta ringjallë atë në Ukrainë.

Ministri serb u shpreh se Rusia i referohet shembullit të Perëndimit, dhe ata që e dhanë atë shembull, vështirë se kanë një argument moral për ta dënuar atë për atë që ata vetë e vendosën si parim.

Aleksandër Vulin vlerësoi se vendet që kanë njohur “të ashtuquajturën” Kosovë mund të kenë një argument moral për të dënuar Rusinë nëse e kuptojnë gabimin dhe tërhiqnin njohjet.

Në përfundim, ministri Vulin theksoi se në vend të kësaj, ata po kërkojnë që Serbia të njohë të ashtuquajturën Kosovë, dhe me këtë duan që të shlyejnë mëkatin e tyre me njohjen e saj.

EMISIONET