Vuçiç kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Vuçiç kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Në serbisht dhe shqip nga zyra e presidentit në Beograd, kumboi emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmend UÇK-në në kontekst të kërkesës së tyre që e kanë për autoritetet e Kosovës për siç thotë ai hapjen e arkivave të gueriles kosovare.

“Ne po kërkojmë të dhënat se ku ndodhen varrezat masive me civil e ushtarë serbë por neve na kanë thënë se kjo arkiv nuk ekziston. Ne kemi gjetur dëshmi se kjo arkiv ekziston. Mund ta gjeni këtë në librin që flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, një libër që ata e kanë shpërndarë në krejt botën” tha Vuçiç të mërkurën në konferencë për media.

Madje Vuçiç, flet edhe për autorin e librit.

“Autor është Nusret Pllana. Ai deklaron se materialin e shfrytëzuar për përmbajtjen e këtij libri e ka marrë nga depoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por ata tani na sigurojnë se jo që nuk ka depo por as arkiva s’ka ekzistuar. Natyrisht që kjo bëhet për mos t’i rënë në gjurmë krimeve të të ashtuquajturës UÇK”.

Paraqitjen nga presidenca Vuçiç e bëri për të informuar qytetarët e tij sesa të vështirë e kishte takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të martën në Bruksel.

Vuçiç, deklaroi se nuk pajtohet me asnjë nga katër propozimet e Kurtit që i hodhi në tavolinë për pajtim dhe se njohjen e shtetit të Kosovës ai nuk do ta bëjë kurrë.

EMISIONET