Vuçiç: Do të shkojmë në samitin e BE-së. Ramë dakord për parimet që do të diskutojmë

Vuçiç: Do të shkojmë në samitin e BE-së.

Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve të Ballkanit të Hapur vendosën të shkojnë nesër në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar dhe shërbimi i marrëdhënieve me median e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
 

Në bisedën e sotme mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarët e Bashkimit Evropian.

EMISIONET