Vuçiç: Do takohem me Kurtin në Bruksel, por nuk pres asgjë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se do të shkojë në Bruksel për t’u takuar me Albin Kurtin, por megjithatë nuk pret asgjë nga takimi përmes të cilit mund të zgjidheshin tensionet në veri të Kosovës.

Vuçiç: Do takohem me Kurtin në Bruksel, por nuk pres

Presidenti i Serbisë ka thënë se do të shkojë në Bruksel për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas ftesës që iu bë nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme, Joseph Borrell.

Por megjithatë Aleksandar Vuçiç duket se do të shkojë në zyrat e Brukselit në 18 gusht me një paragjykim, se takimi nuk do të sjellë asnjë rezultat që mund të evitojë konfliktet e dhunshme mes serbëve lokalë të veriut dhe Policisë së Kosovës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Duke folur për mediet serbe, lideri serb ka pretenduar se me Kurtin nuk ka paqe.

"Gjithçka është konsumuar dhe nuk di se çfarë të bësh. Unë do të shkoj në Bruksel, por nuk pres asgjë, kushdo që mendon se me Albin Kurtin ka gjasa të ruhet paqja, e ka shumë gabim," tha ai.

Më 1 gusht, presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranuan ftesën e Brukselit për të vazhduar dialogun për të gjitha çështjet e hapura.

Zoti Kurti tha se një takim me presidentin Vuçiç ishte parashikuar të mbahej në 19 korrik, por lideri serb kishte kërkuar shtyrjen e takimit.

Ftesa për dialog erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në Kosovë, pasi serbët lokalë vendosën barrikada në veri të vendit, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Brnjak.

Serbët kundërshtuan dy vendime të Qeverisë së Kosovës, që kishin të bënin me targat dhe dokumentet serbe, por më 1 gusht barrikadat u hoqën dhe Kosova shtyu zbatimin e vendimeve deri në 1 shtator.

Vendimet e ekzekutivit kosovar kanë të bëjnë me pajisjen e shtetasve të Serbisë me dokument për hyrje-dalje, me të hyrë në territorin e Kosovës.

Një gjë të tillë, Serbia e aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vitesh. Ndërsa vendimi i dytë ka të bëjë me ri-regjistrimin e makinave me targat që lëshohen në territorin serb, të cilat Kosova i konsideron ilegale.

EMISIONET