Vuçiç dhe Stoltenberg pajtohen: I domosdoshëm vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës

Vuçiç dhe Stoltenberg pajtohen: I domosdoshëm vazhdimi i

Mediat serbe rapoprtojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me situatën shqetësuese në veri të Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se është e nevojshme të vazhdohet dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie vendimtare, jo vetëm për Serbinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.

Ata ranë dakord që të vazhdojnë komunikimin e drejtpërdrejtë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg bëri me dije edhe qëndrimin e NATO-s në rast se cënohet stabiliteti në veri.

“Të dy palët duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun me ndërmjetës BE-në, dhe të kapërcejnë diferencat në mënyrë diplomatike. NATO KFOR është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti bazuar në mandatin e tij nga OKB”, shkroi Jens Stoltenberg.

EMISIONET