Vjosa Osmani përkujton 24 marsin 1999!
Ne 24 Mars 1999 bombardimet e NATO-s kundër forcave serbe shënuan një moment vendimtar për lirinë e Kosovës.
26 vite me pas, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me ane të një postimi në Facebook thekson se Kosova ka vazhduar të ecë me krenari dhe e palëkundur drejt të ardhmes.
Osmani e përshkroi 24 marsin e vitit 1999 si ditën kur liria mori krahë” dhe “dita kur bota demokratike nuk heshti.
“Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës”, shkroi ajo
Ajo i ka falënderuar aleatët e vendit që ndihmuan Kosovën për tu bërë një shtet i lirë dhe sovran
NATO-ja nisi sulmet në caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999.
Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.
Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është i pranishëm edhe sot dhe kujdeset për sigurinë e Kosovës.
Megjithatë në luftën e zhvilluar u vranë mbi 13.000 civilë mijëra të tjerë u zhdukën, ndërsa mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, shumica prej tyre shqiptare