Vjosa Osmani: Bandat e përkrahura nga Vuçiç kanë qëllim destabilizimin e Kosovës

Vjosa Osmani: Bandat e përkrahura nga Vuçiç kanë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë për mediat foli rreth situatës në veri të Kosovës.

Ajo u shpreh se institucionet o punojnë që të sigurohet rendi dhe jeta e çdo qytetari pavarësisht etnisë.

Gjithashtu shtoi se “Në shumë raste situata në veri kalon në dhunë për një arsye të vetme se bandat në veri të përkrahura nga Vuçiç politikisht e financiarisht kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe destabilizim të të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

Vjosa Osmani: Sa i përket veriut të vendit, ne jemi në kontakt të përditshëm me kreun e KQZ-së. Po koordinojmë me institucionet e sigurisë që të mundësohet qasja e KQZ në institucionet e vendit.  Në shumë raste situata në veri kalon në dhunë për një arsye të vetme se bandat në veri të përkrahura nga Vuçiç politikisht e financiarisht kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe destabilizim të të gjithë Ballkanit Perëndimor e të realizojnë agjendat ruso-serbe. Ne duhet të vendosim rend e ligj si dhe të mbrojmë jetën e çdo qytetari pavarësisht etnive.

EMISIONET