"Viti 2202" Komuna e Ulqinit ua hedh fajin fëmijëve: Ngatërruan numrat
Ashtu si të gjitha qytetet, edhe Ulqini vendosi zbukurimet për festat e fundvitit, vetëm se ngatërroi numrat, në vend se të shënohej se po hyjmë në vitin 2022, numrat ishin renditur shumë më larg, në vitin 2202.
Menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale fotoja me vitin 2202 u bë virale, duke shkaktuar reagime të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale, e duke u bërë lajm në mediet kosovare dhe jo vetëm.
Për këtë, sekretari i drejtorisë së Turizmit në Ulqin, Fitim Avdiu, ka sqaruar se faji nuk është i komunës, por i fëmijëve, citon Klan Kosova.
Sipas tij disa të mitur ia kanë ndërruar vendet numrave, por tani gjithçka është në rregull dhe numrat janë vendosur në pozicionet e duhura.
“Fëmijët e qytetit ia kanë ndërruar vendet. Tash është mirë 2022, është ndërruar menjëherë”, ka thënë Fitim Avdiu.
-
"Atje të pret Flori" Turjan Hysko humb njeriun e dashur
19 Dhjetor, 12:52