VIDEO/ Prifti ortodoks i bërtet Papa Françeskut: Je heretik, duhet të pendohesh

VIDEO/ Prifti ortodoks i bërtet Papa Françeskut: Je heretik, duhet

Një incident i pazakontë ndodhi gjatë mbërritjes së Papa Françeskut në Greqi, pasditen e së shtunës, 4 dhjetor.

Në momentin kur Papa Françesku mbërriti në Kryedioqezën e Athinës, u shfaq një prift, duke protestuar kundër vizitës së tij në Greqi, ndërkohë thërriste: “Është heretik. Duhet të pendohet!”

Menjëherë efektivët e policisë e largua priftin nga vendngjarja, raportojnë mediet greke. Sipas dëshmitarëve prifti bërtiti mjaftueshëm me zë të lartë, në mënyrë që  Papa të dëgjonte.

Papa Françesku mbërriti dje në Greqi për një vizitë tre-ditore.

Papa viziton Athinën për herë të dytë, brenda pesë vitesh, pas ftesës që mori nga presidentja e vendit, Katerina Sakelaropulu.

Ky është udhëtimi i 35-të i Papës jashtë vendit, pas zgjedhjes së tij në 2013.

EMISIONET