Video/ Gruaja nxjerr shëtitje në qendrën tregtare burrin e saj të lidhur me zinxhir

Video/ Gruaja nxjerr shëtitje në qendrën tregtare burrin e saj

Nëse mendoni se çudirat kanë fund, atëherë e keni gabim.

Një vajzë nga Kroacia i mahniti të gjithë kur vendosi të ecte nëpër qendrën tregtare me një burrë të cilin e kishte lidhur me zinxhir si qen.

Ngjarja ka ndodhur në Varazhdin, ku një e re e veshur në mënyrë provokuese kishte nxjerrë xhiro një burrë të lidhur me zinxhir.

Ajo ishte e veshur me një kostum të ngushtë latex dhe kishte veshur taka të larta ndërsa i riu që e ndiqte si kafshë kishte veshur një bluzë pa mëngë.

Sipas portaleve vendase, bëhet fjalë për Ante Ajbekun dhe Renato Pirin, një çift i ri që ka publikuar videon në TikTok.

“Burri po mbahet me zinxhir”, ka shkruar Antea krahas videos në profilin e saj, por video është hequr shumë shpejt.

Nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj “performance” që tronditi vizitorët e qendrës tregtare, por shumë supozojnë se ky është një tjetër trend i çuditshëm në rrjetin e njohur social.

 

EMISIONET