Video/ Autobusi fundoset nën ujë në Greqi, udhëtarët formojnë “zinxhir” për ta shpëtuar

Video/ Autobusi fundoset nën ujë në Greqi, udhëtarët

Moti i keq ka përfshirë Greqinë prej mëngjesit të sotëm. Në një video të postuar në Twitter shihet se një autobus u bllokua në një nënkalim të përmbytur në Athinën jugore.

Udhëtarët të cilët ndodheshin në autobus, dolën jashtë dhe formuan një  "zinxhir" në mënyrë që ta tërhiqnin autobusin jashtë dhe të largoheshin.

Uji mbuloi pothuajse të gjithë autobusin, duke lënë vetëm pjesën e sipërme e tij të dukshme. Ndërsa niveli i ujit vazhdoi të rritej autobusi u mbulua plotësisht nga uji. Pasagjerët arritën të shpëtonin pa lëndime.

Stuhitë kanë goditur kryeqytetin grek dhe pjesë të tjera të Greqisë jugore, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe bllokime të disa rrugëve.

  •      
    Video/ Autobusi fundoset nën ujë në Greqi, udhëtarët
     
  •      
    Video/ Autobusi fundoset nën ujë në Greqi, udhëtarët
     
  •      
    Video/ Autobusi fundoset nën ujë në Greqi, udhëtarët

EMISIONET