Veseli kujton Luan Haradinaj: Rruga që mban emrin e tij më sjell kujtime me të, byrim frymëzimi

Veseli kujton Luan Haradinaj: Rruga që mban emrin e tij më sjell

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryetari i parlamentit të Kosovës dhe PDK, Kadri Veseli shkruan se 23 vjet më parë, ra në fushën e betejës Luan Haradinaj, njëri nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli thekson se rruga që mban emrin e tij, i kujton rrugëtimet e vështira që ka bërë me të kur janë nisur prej Tropojës dhe kanë kaluar kufirin afër Rrasës së Zogut për të dalë në Jabllanicë.

Veseli: 23 vjet më parë, ra në fushën e betejës Luan Haradinaj, njëri nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rruga që mban emrin e tij, më kujton rrugëtimet e vështira që kam bërë me të kur jemi nisur prej Tropojës, dhe kemi kaluar kufirin afër Rrasës së Zogut për të dalë në Jabllanicë. Lajmi për vrasjen e tij na tronditi rëndë të gjithëve dhe ende sot e kujtoj me dhimbje atë moment.

Veseli shton se rruga që zgjodhi Luani, ishte rruga fisnike e luftës për liri që ka bërë të mundur ditët e pavarësisë që gëzojmë sot.

Veseli: Rruga që zgjodhi Luani, ishte rruga fisnike e luftës për liri që ka bërë të mundur ditët e pavarësisë që gëzojmë sot. Sakrifica sublime e tij dhe e shumë heronjve të tjerë, duhet të shërbej si burim frymëzimi për të gjitha brezat e ardhshëm, të cilët nuk duhet ta marrin lirinë të mirëqenë. I paharruar qoftë kujtimi i Luanit dhe i gjithë luanëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që me gjakun e derdhur shkruan kapitullin më të ndritur të historisë bashkëkohore të kombit shqiptar.

 

EMISIONET