Makabre në Greqi! Daja tenton ta për*hunojë dhe vret mbesën, del ekspertiza mjeko-ligjore: Autori i ka shpuar zemrën dhe shpretkën me…
Detaje tronditëse janë zbardhur nga ekspertiza mjekoligjore e trupit të vajzës 11-vjeçare në Greqi, e cila u vra nga i afërmi i nënës së saj, pasi e mitura kishte bërë rezistencë teksa ai kishte tentuar ta përdhunonte.
Vrasësi i saj në dëshminë për policinë, ka rrëfyer se e vrau me kaçavidë 11-vjeçaren Vasiliki, gjë që është konfirmuar dhe nga ekspertiza mjekoligjore.
Nga raporti mjeko-ligjor rezulton se vrasësi e ka shpuar vogëlushen me kaçavidë në shpretkë dhe në zemër.
Në të njëjtën kohë, nuk kishte asnjë gjurmë të abuzimit seksual të vogëlushes. Në dosjen e ngritur nga policia përfshihen akuzat për vrasje me paramendim dhe tentativë përdhunimi.
Sipas informacioneve, autori 37-vjeçari ka pranuar në polici se donte të bënte seks me të miturën, por ajo nuk pranoi dhe kur i tha se do t’ia tregonte prindërve, ai e sulmoi me kaçavidë dhe e vrau duke i shkaktuar lëndime në gjoks dhe mbrapa” shkruan Protothema.
“I sugjerova që të takoheshim. Ajo reagoi dhe refuzoi. Ajo tha se do t’u tregonte prindërve të saj dhe unë e vrava me kaçavidën që kisha në makinë”, ka thënë ai.
Protothema.gr raporton se vajza po ashtu kishte plagë mbrojtëse në duar. Ndaj, konstatohet se autori ka sulmuar 11-vjeçaren dhe ajo ka tentuar të mbrohet në çdo mënyrë që ka mundur, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë.
Pas vrasjes, 37-vjeçarja e ka tërhequr zvarrë trupin e saj dhe e ka hedhur në kallamishte. Pas kësaj, ai u kthye në shtëpinë e tij dhe shkoi në shtrat sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa të nesërmen shkoi normalisht në punë dhe filloi të sillej si i shqetësuar për fatin e mbesës së tij.
Por, në një video nga kamera e sigurisë, shihet makina me ngjyrë të errët të 37-vjeçarit duke lëvizur në një rrugë fshati dhe pak sekonda më vonë në kryqëzim shfaqet 11-vjeçarja fatkeqe. Nga kjo video policia nisi hetimet që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjes së autorit.