Ukraina dorëzon projekt-rezolutën për njohjen e Kosovës

Ukraina dorëzon projekt-rezolutën për njohjen e Kosovës

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka dorëzuar ditën e sotme projekt-rezolutën për njohjen e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, ai ka theksuar se që në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së ka pranuar se e drejta e Kosovës për sovranitet shtetëror nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akt ndërkombëtar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Jo më kot 22 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, për të cilat ne aspirojmë, e kanë njohur tashmë Kosovën. Kosova është njohur edhe nga SHBA, Kanadaja dhe Britania e Madhe.

Prandaj, një hap konsistent i Ukrainës do të jetë njohjen e sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe shprehjen e mbështetjes ndërkombëtare”, ka shkruar Goncharenko.

"Prandaj, një hap konsistent i Ukrainës tani do të jetë njohja e sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe shprehja e mbështetjes ndërkombëtare.

Refuzoj menjëherë të gjitha llojet e manipulimeve, situata mes Ukrainës dhe pseudo-republikave të "LDNR" nuk është e njëjtë si në Kosovë dhe Serbi. Ky është momenti kur Kosova realisht ka të drejtën e pavarësisë.

Shpresoj që kolegët në Këshill të mbështesin dhe rezoluta të shqyrtohet sa më shpejt që të jetë e mundur." ka shkruar ai, citon gazeta "E drejta Europiane"

EMISIONET