UÇK trazon Kuvendin e Kosovës, avokat Gashi: Ne shqiptarët kur nuk dimë t'i zgjidhim gjërat me tru, i zgjidhim me grushte

Përplasjet verbale dhe fizike mes deputetëve detyruan Kuvendin e Kosovës të ndërpresë përkohësisht punimet  e ditës. Tensionet u shtuan nga replikat me ministren e Jashtme, e cila akuzohet nga PDK-ja se ka cënuar pozitat e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Situatën e tensionuan fjalët e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nisur nga e shkuara, se ajo dikur kishte dashur të depozitonte në Gjykatën Speciale prova kundër ish-krerëve të UÇK-së, mes tyre Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët janë në paraburgim në Hagë.

Avokati Tom Gashi në një lidhje të drejpërdrejtë për Ora News u shpreh se Gërvalla e respekton vendimin e Kuvendit të Kosovës për formimin e Gjykatës Speciale dhe ka kërkuar që të zbulohen të gjitha krimet, por jo që e ka akuzuar UÇK.

Duket se kanë nisur me një llof euforie punimet menjëherë pas zgjedhjes së kryeministrit Kurti. Konkretisht çfarë ka ndodhur ditën e sotme?

Gashi:" Duket që ne shqiptarët kur nuk dimë dhe kur nuk jemi në nivel që problemet t'i zgjidhim me tru, dëshirojmë që t'i zgjidhim me grushta. Në këtë rast kishim një fyerje ndaj ministres së punëve të jashtme, Donika Gërvalla e cila u fye rëndë nga deputetët e PD në Kosovë me pretekstin se ajo ka dhënë deklarata në vitin 2015 që ata i konsiderojnë të papërshtatshme."

Nëse rikthehemi pak në kohë, në raport me ligjin përsa i përket Gjykatës Speciale çfarë ka ndodhur dhe duket se ka akuza dhe kundër akuza se në vitin 2015 kanë qenë persona të LVV të cilët kanë punuar në të kundërt të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ish krerëve të UÇK.

Gashi: "Është e kundërta. LVV me në krye zotin Albin Kurti ka qenë gjithmonë, është dhe do të jetë kundër Gjykatës Speciale. Ata bënë fushatë që kjo gjykatë të mos votohet, ata në ditën e votimit të Gjykatës Speciale e cila u votua me trysni të jashtëzakonshme të ish Presidentit zotit Thaçi, i cili bënte agjitacion se nëse nuk formohej Gjykata Speciale do të ishte e dëshshme për Kosovën.

Pas tri dështimeve, arriti që me presione deputetët e PDK dhe LDK ta votojnë Gjykatën Speciale. Zoti Albin Kurti ka qenë kundër Gjykatës Speciale dhe asnjë ushtar i UÇK-së të mos dërgohej atje. "

Ajo çfarë bie në sy është se Donika Gërvalla është quajtur tradhtarja e vendit nga PDK-ja.

Gashi:" Ajo u quajt dhe u ofendua me fjalët më të rënda nga deputeti i PDK, u ofendua nga 5 burra  të cilët ju vërsulën një gruaje dhe kjo nuk është normale.

Gëvalla deklaroi se deklaratat e saj të vitit 2015 mbesin ende në fuqi, ajo e respekton vendimin e Kuvendit të Kosovës për formimin e Gjykatës Speciale dhe ka kërkuar që të zbulohen të gjitha krimet, por jo që e ka akuzuar UÇK. "

Ish krerët e UÇK kanë kërkuar që të gjykohen në liri. Cila është procedura juridike që ndiqet në të tilla raste?

Gashi:" Ishte vetëm një mendim i ndarë i njërit prej 3 gjyqtarëve i cili refuzoi edhe këtë radhë kërkesën e Hashim Thaçit dhe të tjerëve për t'u mbrojtur në liri. "

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Xhuliana Zhuleku

EMISIONET