U vranë në kryeqytetin e Greqisë, tre shqiptarët ishin arrestuar një muaj më parë për trafik droge

U vranë në kryeqytetin e Greqisë, tre shqiptarët ishin

Detaje të reja, janë zbuluar nga mediat greke përsa i përket ngjarjes së ndodhur një ditë më parë (2 Korrik) ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë në Athinë, Andon Dhimitraq Tefi , Armando Lamaj, Jani T.

Sipas mediave greke të tre shqiptarët e vrarë, pas një konflikti të përgjakshëm me armë në Athinë,  ishin persona të njohur për dretësinë greke, pasi para një muaj u arrestuan.

Sipas informacioneve të neësit.gr, më 1 qershor, pikërisht një muaj para masakrës, dy nga tre të vdekurit, konkretisht 48-vjeçari Andon Tefi i armatosur dhe 46-vjeçari Armando Lamaj me të cilin ishte bërë takimi në Patisia, u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Athinë, për një çështje droge, e cila u bë shkak edhe i konfliktit të tyre që përfundoi deri në vrasje.

Akuza ishte për shkelje të ligjit për lëndët narkotike, ndërsa Lamaj akuzohej edhe për shkelje të ligjit të armëve.

Ata akuzoheshin se së bashku me një person të tretë se trafikonin drogë dhe konkretisht sasi kokaine të cilën e shisni për 60 euro gramin.

Pikërisht, ata u arrestuan ndërsa po shisnin doza te klientët e tyre.

Në kontrollin e ambientit ku punonteTefi, u gjet në një sirtar një pako me kokainë dhe në një makinë të braktisur tre pako të tjera.

Në shtëpinë e tij policia ka gjetur një shufër metalike ndërsa në posedim kishte më shumë se 6000 euro.

 

EMISIONET