U shkarkua nga Vjosa Osmani, Daka e quan jo-kushtetues vendimin e presidentes

U shkarkua nga Vjosa Osmani, Daka e quan  jo-kushtetues vendimin e presidentes

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  të Kosovës, Valdete Daka,  pas shkarkimit të saj nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore për rastin e saj duke iu drejtuar edhe gjykatës kompetente.

Në një konferencë për mediet, Daka e konsideroi vendimin jo kushtetues, ndërsa bëri me dije se për këtë rast do t’i drejtohet gjykatës.

“Ky vendim i presidentes, i bërë publik pasditen e së hënës, shihet qartë se ishte përgatitur më herët. Këtë e dëshmon edhe fakti për emërimin brenda pak minutave të kryetarit të ri të KQZ-së.  Publikimit të këtij vendimi i ka paraprirë edhe një takim në të cilin isha e ftuar nga Presidentja e Kosovës. Në këtë takim, ajo ka kërkuar që unë të ofrojë dorëheqjen në mënyrë të vullnetshme dhe në këmbim do të pranoja falënderime publike për punën e deritanishme si Kryetare e KQZ-së, si dhe më premtoi vazhdim të bashkëpunimit në të ardhmen”.

Daka tha se nga data 22 janar e këtij viti ka qenë shënjestër e sulmeve të njëpasnjëshme, e për të cilat siç sqaroi ajo janë të gjitha publike.

“Jeni dëshmitar të asaj çka ka ndodh nga 22 janari e tutje. Jam vënë në shënjestër të disa personaliteteve, janë të gjitha publike. Nëse ka mundësi do t’i drejtohem edhe Gjykatës Kushtetuese, por do t’i ndjek të gjitha mundësitë ligjore. Do t’i drejtohem gjykatës kompetente për këtë rast. Që nga 22 janari kam qenë cak dhe target publik për të gjithë ata që kanë konsideru që jam duke punuar në kundërshtim…”, tha Daka, duke shtuar po ashtu se i është ofruar një falënderim për punën e saj të deritanishme. “Më është ofruar një falënderim për punën time të deritanishme", u shpreh ajo.

EMISIONET