"U mbylli" gojën gazetarëve/ Shala për Ramën: Një politikan serioz s’do ikte, deklarata e tij shkaktoi trazira në Kosovë

Ditën e djeshme në konferencën e përbashkët për shtyp të Kancelares gjermane Angela Merkel, dhe Kryemiistrit Edi Rama, gazetarëve nga Kosova nuk iu dha e drejta që të bënin pyetje, gjë e cila bëri që reporterët të rebeloheshin ndaj kreut të qeverisë.

Ndërkohë, këtë e ka komentuar edhe analisti Krenar Shala në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini.

Ai thotë se pyetjet e  gazetarëve nuk mund të injorohen, e aq më pak, Kryeministri Rama foli për qëndrimin e Kosovës, për “Open Ballkan”.

Sipas tij, deklarata  e Ramës përballë Merkel, ka shkaktuar trazira në Kosovë.

“Nuk mund të injorohen, kërkesat dhe pyetjet e gazetarëve. Normalisht kemi raste që politikanët gjenden në pozita që nuk mund t’u përgjigjen pyetjeve atipike nga ana e gazetarëve. Por politikanët seriozë nuk do duhej të iknin pyetjeve të gazetarëve, e aq më pak gazetarëve që vijnë nga Kosova. Ishte në interes edhe të Kosovës, Rama foli edhe për Kosovën. Madje kritikoi pozicionin e Kosovës, karshi “Open Ballkan”, gjë e cila shkaktoi trazira edhe në Kosovë."- tha ai, raporton Ora News. 

Përgatiti për online Anila Kolgjini. 

EMISIONET