U lënduan në aksidentin tragjik me 45 viktima në Bullgari, dy të mbijetuarit dalin nga spitali

U lënduan në aksidentin tragjik me 45 viktima në Bullgari, dy

Dy të mbijetuarit nga aksidenti i javës së kaluar në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, do të dalin nga spitali.

Sipas mediave vendase, dy pacientët nga Sofja ku dhe po merrnin mjekimin do të dërgohen në Shkup.

Dy pacientët, ishin shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Shkup.

Mësohet se nga katër të mbijetuarit tjerë, tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut, do të transportohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ndërsa Lulzim Sulejmani shtetas i Serbisë do të transferohet në Preshevë.

Sipas raportit mjekësor të gjithë ata që janë në spital, ndihen mirë. Gjithashjtu edhe edhe pacienti i operuar ka filluar të lëvizë tha Filipçe.

Në aksidentin e autobusit që ndodhi mëngjesin e datës 23 nëntor në autostradën “Struma” humbën jetën 45 shqiptarë , ndërsa mbetën të lënduar 7 persona.

EMISIONET