"Tronditet" Brukseli/ Nisin hetimet ndaj komisionerit të Zgjerimit, Varhelyi dyshohet se favorizoi Serbinë në negociata
Parlamenti Evropian ka miratuar zyrtarisht kërkesën për hetimin e brendshëm ndaj Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi për dyshimet e ngrtura për favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut.
Eurodeputeti holandez që ndërmori këtë kërkesë, Thijs Reuten, është shprehur i lumtur për këtë dhe një gjë të tillë e ka njofotuar edhe ërmes rrjeteve sociale.
“Me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar kërkesën e deputetit holandez, Thijs Reuten ndaj Komisionit për ta hetuar Komisionerin Várhelyi rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor.
That’s right. With 357 in favour, 180 against and 95 abstentions, the European Parliament adopted my call on the Commission to investigate Commissioner Várhelyi over his conduct in the Western Balkans.
— Thijs Reuten ???????????? (@thijsreuten) January 19, 2023
I look forward to the results of the investigation. https://t.co/tBQ2ePsymg pic.twitter.com/RFaB0JvcOX
Mirëpres përfundimin e këtij hetimi”, ka deklaruar Reuten në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.
Ligjvënësi holandez, i cili ndihmoi në hartimin e raportit të parlamentit, tha se “roli i Komisionit është të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë – jo ta bëjë të kundërtën”.
“Tashmë Oliver Varhelyi po hetohet nga Parlamenti Evropian për shkelje të Kodit të Sjelljes së BE-së”, theksojnë mediat ndërkombëtare.