Tronditet Athina, vrasje me armë mes shqiptarëve, plagosen 2 policë, autori ekzekutohet nga efektivët

Tronditet Athina, vrasje me armë mes shqiptarëve, plagosen 2

Athina është tronditur mbrëmjen e së shtunës, 2 korrik, për shkak të dy incidenteve të përgjakshme me të shtënash armësh, të ndodhura brenda pak minutash në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou.

Për pasojë, 3 persona kanë humbur jetën, njëri prej tyre në vend, ndërsa 2 të tjerë, me origjinë shqiptare pasi janë plagosur rëndë,nuk u mbijetuan plagëve të marra në spital.

Po ashtu pati edhe tre të plagosur të tjerë, dy policë dhe një civil, ndërkohë që mësohet se një nga personat që ka shtënë është shqiptar.

Gjithçka nisi pak pas orës 9:30 të mbrëmjes, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia.

Aty janë kryqëzuar dy makina, drejtuesit e të cilave kanë debatuar ashpër dhe janë përleshur duke shkëmbyer fyerje dhe për pasojë ndodhi masakra.

Shoferi i parë doli nga makina dhe hapi zjarr duke plagosur rëndë shoferin tjetër. Shoferi i cili u godit nga të shtënat me armë luftoi për jetën, por më pas vdiq në spital.

Pak sekonda më vonë, pasagjeri i tij i plagosur rëndë ka dalë nga makina dhe në momentin që ka tentuar të largohet është përplasur nga një automjet që po kalonte.

Të dy të plagosurit janë transportuar me autoambulancat e EKAV-it në spitalin “Pammakaristos”, ku i godituri nga të shtënat nuk e ka fituar betejën për jetën, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Në zonë ka mbizotëruar paniku që në momentet e para të ngjarjes së përgjakshme, si për pjesën tjetër të drejtuesve të mjeteve, ashtu edhe për këmbësorëve që tentuan të arratisen në çdo mënyrë për tu shpëtuar plumbave.

Ndërsa autori i të shtënave, me origjinë shqiptare, sipas informacioneve të para, ka braktisur makinën dhe me kërcënimin e armës që mbante në duar ka ndaluar një makinë tjetër që kalonte, duke zbarkuar me forcë drejtuesin e saj dhe me këtë është larguar nga zona.

Autori me origjinë shqiptare, duke drejtuar me shpejtësi makinën e vjedhur, është nisur drejt Agioi Anargyrou dhe është pikasur në rrugën 124 Dimokratias, ku dyshohet se ka pasur qëllim të kryejë një grabitje në një lokal.

Aty ka braktisur makinën e vjedhur dhe ka tentuar të largohet në këmbë. Duke parë makinën e patrullës së Veprimit të Menjëhershëm që po nxitonte për në vendngjarje nga distanca, ai e ngatërroi për taksi, siç dëshmuan më vonë dëshmitarët okularë, dhe i bëri shenjë të ndalonte.

Pasi është afruar mjaftueshëm dhe ka kuptuar se për çfarë bëhej fjalë, ka qëlluar dy oficerët, të cilët i kthyen zjarrin duke e vrarë.

Dy efektivët e policisë mbetën të plagosur lehtë, nga të shtënat që morën, njëri në këmbë dhe tjetri në jelek antiplumb në shpatulla. Të dy janë transportuar me autoambulanca të EKAV-së në Spitalin Ushtarak 401.

I riu i plagosur në Patisia nga plumbat është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë dhe është intubuar. Pasagjeri i plagosur është dërguar në të njëjtin spital.

Rastin e ka marrë Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës, ndërsa ministri i Mbrojtjes së Qytetarit Takis Theodorikakos dhe shefi i Policisë Helenike Konstantinos Skoumas vizituan policët e plagosur në spital.

Tronditet Athina, vrasje me armë mes shqiptarëve, plagosen 2

EMISIONET