Ndalohen 2 kosovarë, dyshohet se planifikuan sulm terrorist në Itali

Ndalohen 2 kosovarë, dyshohet se planifikuan sulm terrorist në Itali

Me akuzën e pjesëmarrjes në organizim me qëllim terorist e përmbysje të sistemit demokratik, Gjykata e Trentos ka vënë nën hetim dy të rinj (djalë e vajzë) pa precedent penal me origjinë kosovare.

Ndaj djalit është lëshuar urdhëri i arrestimit shtëpiak me byzylyk elektronik, ndërsa vajza po hetohet në gjëndje të lirë.

Ndalimi i tyre është bërë më 15 qershor 2022, e sipas hetimeve ata kishin kryer një rrugëtim indoktrinimi me propagandën xhihadiste përmes plataformave sociale në web.

Aktiviteti investigativ i forcave antiterroriste italiane ka zbardhur se dy të rinjtë po stërviteshin për të kryer akte të rënda terririste në Itali në emër të shtetit islamik ISIS.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dy të rinjtë pas sulmit planifikonin të udhëtonin drejt Afrikës për t'ju bashkuar grupeve xhihadiste atje.

Gjatë operacionit janë sekuestruar materiale informatike e propagandistike xhihadiste si dhe lëndë kimike për realizimin e bombave shpërthyese shkruan tgcom.

EMISIONET