"Traktat për Mbrojtje të Ndërsjelltë Shqipëri - Kosovë" Vjosa Osmani: Tani është koha të bëjmë hapat e duhur
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidenti Bajram Begaj mbajtën një deklaratë të përbashkët pas takimit kokë më kokë mbajtur në ambientet e presidencës në Prishtinë.
Presidentja e Kosovës tha se është koha e forcimit të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri Kosovë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes përmes një traktati mbrorjtjeje të ndërsjelltë.
Vjosa Osmani: “Në këtë kohë kur po sfidohet arkitektura e sigurisë jo vetëm në kontinentin tonë por dhe më gjerë siguria është shndërruar në prioritet. Krahas procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO që mbetet synimi ynë I vazhdueshëm po bëjmë koordinim të plotë me partnerët strategjikë në mënyrë që rajoni të ndihet cdo ditë e më I sigurtë.
Sa i përket bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes eshtë me rëndësi që të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjelltë me të cilin do të reagojmë në rast cënimit të dy shteteve tona. Ka disa vite që e kam bërë propozim të tillë që është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete dhe aleatët tanë strategjikë dhe është koha që të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim”
Krah presidentit Begaj të cilit i uroi mirëseardhjen në shtëpi, Osmani garantoi se Kosova “Do të apolikojmë për statsin e vendit kandidat për BE deri në fund të këtij vit"
Nga ana e tij presidenti Begaj tha se UÇK përbën një faqe të ndritur që nuk mund ta njollosë askush, duke iu referuar raportit të Dick Marty.
"UÇK përbën një faqe të ndritur të historisë tonë që bën krenar çdo shqiptar. Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun e flamurin e identitetit kombëtar nuk do të arrijë të zbesë këtë trashëgimi të lavdishme”
Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO por dhe në të gjitha organizmat ndërkombëtare.