Trajneri Kuka: Majlinda je gjithmonë kampione olimpike, krenar me ty deri në frymën time të fundit

Trajneri Kuka: Majlinda je gjithmonë kampione olimpike, krenar me ty deri

Trajneri Driton Kuka ka reaguar për eliminimin e xhudistes Majlinda Kelmendi, duke thënë se ajo do të mbetet gjithmonë kampione olimpike.

Ai thekson se Kelmendi nuk duhet të hidhërohet, pasi puna e sakrifica, djersa e gjaku që ka derdhur për veten, familjet dhe popullin shqiptar i është shpërblyer gjatë karrierës.

Kuka: Krenaria e veprimtarisë time. Majlinda të falenderoj për jetë! Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike, Botërore e Evropiane! Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande, për mua, familjet tona, popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrierës.

Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë. Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar! Zoti të ka shpërblyer punën tande, lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht. Kokën lartë Majlinda! Krenar me ty deri në frymën time të fundit.

EMISIONET