Tragjedia në Kocan/ Adili: Politizimi i ngjarjeve të tilla pengon drejtësinë dhe rëndon situatën
Tanimë ka një lloj pasqyrimi më të qartë për ngjarjen tragjike të ndodhur në Koccan të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku tanimë ka një lloj pasqyrimi më të qartë nga ana e Prokurorisë, ku thuhet se 650 të pranishëm, prej të cilëve 31 fëmijë, kanë qenë në diskotekën Puls.
Për ftë folur më tepër për këtë temë, I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ishte pedagogu dhe publicist Bekim Adili.
“Është fakt se kjo lloj ngjarje dhe një situatë jo stabile tronditi dhe rëndoi aktualitetin jo vetëm në Maqedoninë e veriut por në të tërë rajonin për shkak se bëhet fjalë për jetë njerëzish.
Ajo që shqetëson të gjithë është që ngjarjet e kësaj natyre kur politizohen rëndojnë akoma më shumë dhe fushqën e aspektit hetimor. Kur politikanët flasin më tepër sesa drejtësia në këtë rast lë ngjyra me tendencë që politika të ndërhyjë edhe në raste kur kemi të bëjmë me tragjedi të kësaj natyre të cilat duhet theksuar nuk kanë qenë të pakëta në Maqedoninë e Veriut, që kur ka shpallur pavarësinë, bëjmë një resprektivë të viteve më të herëshme, nga vitet 93 që kemi dy rrëzime aeroplanesh që u cilëesua si tragjedi, por 4-5 vitet e fundit janë vitet të cilat kanë marrë jetë jo më pak se rreth 150 në tragjedi tq ndryshme, të cilat edhe nga përgjimet më pas u kuptua se kanë qenë dhe të orkestruara një pjesë”, u shpreh ndër të tjera Adili.